Ambasadori amerikan përkujton Masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për të siguruar drejtësi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me anë të një statusi në Tëitter ka përkujtuar masakrën e Reçakut.

Kosnett ka thënë se qëndrojnë me Kosovën në përkujtim të viktimave, duke rikonfirmuar angazhimin për të siguruar drejtësi, transmeton IndeksOnline.

“Sot ne qëndrojmë me Kosovën duke nderuar përkujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet e tyre dhe të dashurit”, ka shkruar Kosnett.