Ambasadori amerikan pas bisedës me Gucatin: Do të merremi më shumë me veteranët e UÇK-së

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim virtual me kreun e OVL – UÇK-së, Hysni Gucati.

Kosnett ka shkruar në Twitter se me Gucatin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e veteranëve.

Ambasadori amerikan tha se mezi presin angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e luftës.

Për takimin me Kosnett ka njoftuar sot edhe kreu i veteranëve përmes një shkrimi në Facebook.