Ambasadori amerikan në Serbi: ShBA-ja nuk do ta udhëheqin dialogun

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott në një intervistë për ‘Fonet’ ka thënë që ShBA-ja nuk do ta udhëheqin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo është punë e BE-së dhe se ShBA-ja do të jetë aty për të ndihmuar.

“Qeveria amerikane nuk do ta udhëheqë procesin mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo është një punë për BE-në, por ne do të jemi atje për të ndihmuar sa më shumë që mundemi”, tha ai.

Tutje, ai ia kujtoi mediave serbe që Kosova është shtet i pavarur për ShBA-në.

“Por çfarë do të jetë normalizimi dhe çfarë marrëveshje do të jetë, nuk dimë ende. Çdo zgjidhje e përhershme duhet të vijë nga negociatorët, domethënë nga Beogardi dhe Prishtina. Zgjidhja duhet t’i jap stabilitet rajonit. ShBA-ja nuk ka një vijë të kuqe dhe as thonë e do të pranojnë çdo gjë që vjen nga Beogradi dhe Prishtina. Por themi se jemi të hapur ndaj zgjidhjes dhe jemi të hapur për të parë se çfarë lloj marrëveshjeje është midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ne e dimë se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka negociata”, tha ai.

Tutje, ai tha se taksa nuk është e dobishme në këtë situatë.

“Ne mendojmë se taksa nuk është e dobishme në këtë situatë dhe duhet të gjejnë një mënyrë për të shkuar për atë që ne po flasim”, u shpreh diplomati amerikan.

I pyetur për një ndarje të mundshme, Scott u përgjigj duke thënë se nuk e di nëse kjo zgjidhje është reale.

Ai shtoi se dy vende të pavarura mund të vendosin për kufirin mes tyre.

“Nëse kjo është një pjesë e zgjidhjes, nuk themi se jemi kundër apo që jemi pro, por që do të shqyrtojmë se cila është zgjidhja, por ajo që unë e shoh nuk është reale.”, përfundoi ai.