Ambasadori amerikan, ndryshe nga ai gjerman, mirëpret seancën për votëbesimin e Qeverisë Kurti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me mbajtjen e seancës së nesërme në të cilën do të votohet mocioni për rrëzimin e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.

Kosnett, për dallim nga ambasadori gjerman, e ka mirëpritur seancës e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Ballkani.info.

“I lumtur të shoh Kuvendin që mban seancë nesër për mosbesimin e Qeverisë. Ashtu siç i thash sot kryeministrit, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjithë Kosovën të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti është caktuar të mbahet nesër nga ora 11. Mocioni është inicuar nga LDK-ja. /Ballkani.info/