Ambasadori amerikan i shkon sot në zyrë Hotit: A do të përmendet dialogu

Në ditën e dytë të tij si kryeministër, Avdullah Hoti do të ketë dy angazhime të rëndësishme.

Sot ai mbanë mbledhjen e parë të rregullt të qeverisë së Kosovës.

Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, kjo mbledhje do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

Po ashtu, me fillim prej orës 15:45 Hoti do të ketë takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Takimi i Hotit me Kosnettin vjen në një periudhë kur SHBA-të me ngulm po kërkojnë rinisjen e dialogut me Serbinë.

Për të nisur ky proces, Hoti është zotuar se do të heq të gjitha pengesat e vëna nga qeveria Kurti, përfshirë edhe reciprocitetin ndaj Serbisë.