Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ajeti tha se takimi me Scholzin ndodhi gjatë pritjes së organizuar për Korin Diplomatik.

“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, shkroi Ajeti.