Jorn Rohde

Ambasadorët e QUINT dhe shefi i Zyrës së BE takojnë përfaqësues të komunitetit serb dhe zv.Avokatin e Popullit

Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Zyrës së BE-së kanë takuar zv.avokatin e Popullit dhe përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës.

 Siç ka shkruar Rohde, këta përfaqësues të komunitetit serb janë partnerë të besueshëm në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar të drejtat e njeriut dhe raportet ndëretnike në Kosovë.

 “Quint dhe ambasadorët e BE-së vlerësuan mundësinë për t’u takuar sot me Zëvendës Avokatin e Popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës – të cilët të gjithë janë partnerë të besueshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për të avancuar të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë”, ka shkruar Rohde.