Ambasada turke njofton për ndihmat që janë nisur nga Kosova për në Turqi

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka njoftuar se janë nisur për në Turqi me maune ndihma nga Kosova.

Sipas Ambasadës turke, që ka thënë se së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët, po dërgohen ndihmë: 3161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako me pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kilogramë) me rroba dimërore.

“Ambasada jonë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë po dërgon në Turqi me THY dhe maune: 3,161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës. 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Turke në Prishtinë.

Në Kosovë u organizuan aksione për të mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit të javës së kaluar në Turqi. Nga tërmeti 7.8 ballë Rihter që tronditi Turqinë e Sirinë vdiqë mbi 36 mijë persona.