Ambasada italiane në Kosovë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë: Fitore për diplomacinë

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.

Përmes një shkrimi në Twitter, Ambasada italiane këtë e ka quajtur fitore për diplomacinë dhe lirinë e lëvizjes.

“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar ambasada.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Një ditë më parë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e deritashme.