Zvicër

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër me njoftim për shtetasit shqiptarë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër njofton të gjithë shtetasit shqiptarë në Zvicër se Ambasada do të jetë e mbyllur sot në datë 5 shtator, me rastin e Festës Zyrtare, Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Shërbimet konsullore do të rifillojnë në datë 6 shtator 𝟐𝟎𝟐𝟑, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Për çdo rast 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐞 ambasada ka publikuar adresën dhe numrin e poshtëshënuar:

e-mail: [email protected]

Nr. emergjencës: +41 (0) 77 409 97 29

“Me këtë rast, Ambasada uron Gëzuar Festën e Shenjëtores tonë shqiptare”, përfundon njoftimi.