Ambasada e SHBA-së në Bosnjë: Dodik gabon nëse mendon se SHBA-të do të qëndrojnë mënjanë ndërsa ai e shtyn BeH në konflikt

Ambasada Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë njoftoi se SHBA-ja do ta mbrojë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojë ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të saj.

“Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se SHBA-të do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BdheH-në në konflikt. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të saj”, thuhet në llogarinë zyrtare në Twitter të Ambasadës së SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ata shtuan se Republika Serbe është një entitet brenda Bosnje dhe Hercegovinës dhe se ajo nuk ekziston jashtë Bosnjës.

Ata gjithashtu theksuan se sipas Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës, as subjekti dhe asnjë njësi tjetër administrative e nivelit më të ulët nuk ka të drejtë të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër.

Dodik tha dje në Donja Gradina se RS do të jetë shtet i pavarur dhe se do të bashkohet me Serbinë.

Sot, partitë në pushtet nga RS nënshkruan një deklaratë duke njoftuar, ndër të tjera, se RS do t’i ofrojë Federatës nënshkrimin e një marrëveshjeje për “shkëputjen paqësore”, tërheqjen e gjyqtarëve serbë nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës, vendosjen e policisë së RS në vijën e demarkacionit ndërentitet, bllokimin e punës së institucioneve në nivel Bosnje-Hercegovinë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me NATO-n.