Ambasada e SHBA pas vizitës së Escobar dhe Lajçak në Kosovë: Inkurajojmë angazhim urgjent në dialog

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka folur pas përfundimit të vizitës së Escobar dhe Lajçak në Kosovë.

Përmes një njoftimi, ambasada e ka quajtur këtë vizitë produktive, deri sa ka shkruar se SHBA mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për të ofruar një të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv, fleksibël dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Tutje, ambasada ka theksuar se askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të kompromentojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj, duke thënë se ato janë të shenjta.

Njoftimi i plotë nga ambasada: