Njoftim

Ambasada e SHBA në Mal të Zi: Kujdes, mund të ketë sulme terroriste

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ka paralajmëruar për sulm terrorist të mundshëm në Mal të Zi.

Ambasada e SHBA në Podgoricë, gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar qytetarët për sulm të mundshëm terrorist që mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim kur edhe festat e fundvitit janë afër, përcjell Ballkani.info.

“Përgjatë festave, niveli i sigurisë në Mal të Zi vazhdon të jetë në intensitet të lartë për shkak të kërcënimeve nga grupe internacionale terroriste apo edhe individëve nga Evropa të cilët janë inspiruar nga ideologjia ekstremiste. Terroristët vazhdojnë të kenë pikësynime kryesore në vende si objekte turistike, qendra tregtare, aeroporte, restaurane, objekte fetare dhe vende transporti” kanë njoftuar Ambasada.

Siç është raportuar, thuhet se edhe qytetarët amerikan janë njoftuar përmes email-ave për një sulm të mundshëm në ditët e festave.

Ata janë paralajmëruar që të kenë kujdes të shtuar në vizitat gjatë festave në vende ku ka shumë njerëz dhe vende fetare. Gjithashtu, ata janë paralajmëruar që të monitorojnë vendet ku qëndrojnë, kudo që shkojnë për pushime të jenë në rrjedha me lajmet lokale që të dinë për lajmet e fundit. /Ballkani.info/