Ambasada e Kosovës në Finlandë vjen me një njoftim për terminet për aplikimet për leje qëndrimi

Ambasada e Kosovës në Finlandë ka dal me një njoftim të ri në lidhje me mërgimtarët që jetojnë atje në lidhje me aplikimet për leje qëndrim.

“Duke filluar nga data 24.05.2021, Ambasada e Finlandës do të përdorë sistemin elektronik të terminëve për aplikimet për leje qëndrim. Nga kjo datë, ju duhet personalisht të rezervoni terminin për leje qëndrim në kalendarin e terminëve”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës.

Kalendari i terminëve gjendet në këtë link, ku mund të klikoni.

Postimi i plotë i Ambasadës së Finlandës:

Të dashur aplikantë,Duke filluar nga data 24.05.2021, Ambasada e Finlandës do të përdorë sistemin elektronik të termineve për aplikimet për leje qëndrim.

Nga kjo datë, ju duhet personalisht të rezervoni terminin për leje qëndrim në kalendarin e termineve, i cili gjendet në uebfaqen e Ambasadës: https://online.vfsglobal.com/…/Account/RegisteredLogin…

Ju lutem vini re, ju duhet të krijoni llogarinë e re për përdorues (user te ri) për veten tuaj para se të bëni terminin. Po ashtu, një termin është i mjaftueshëm për një familje.