Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për takimin Kurti-Vuçiq

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shpërndarë deklaratën e Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se SHBA synon të rrisë angazhimin në dialogun Kosovë- Serbi.

Deklarata lidhur me dialogun Kosovë-Serbi gjendet tek pika e 29-të.

“Ne synojmë të forcojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe duke mbështetur reformat kryesore për integrimin e BE”.

Deklarata: https://www.whitehouse.gov/briefing-room/statements-releases/2021/06/15/u-s-eu-summit-statement/