Ambasada Amerikane shpërndan deklaratën e Donfried pranë Kurtit: Status quo në dialog i shkon në dobi Rusisë

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shpërndarë deklaratën e Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, e cila pas takimeve që dje kishte me krerët e shtetit në Kosovë, tha se tha se ajo po e viziton Ballkanin Perëndimor në një kohë sfiduese, duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas Donfried paqëndrueshmëria e status-quos ndërlidhet me synimet e Rusisë në Ballkan.

Ajo i ka bëri thirrje Kosovës dhe Serisë që të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së.

Sipas Donfried, vetëm në këtë mënyrë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të kërcënojnë aftësinë e Rusisë për të përçarë, për të krijuar frikë dhe për të nxitur kaos në Ballkan.

“Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe fqinjët tuaj nuk mund dhe nuk mund të integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ajo (Rusia) beson se një rajon ballkanik më i fortë, më i begatë dhe prosperitet e demokratik është një kërcënim për ndikimin e tij. Marrëdhëniet më të mira mes Kosovës dhe Serbisë kërcënojnë aftësinë e Rusisë për të përçarë, për të krijuar frikë dhe për të nxitur kaos. Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, tha ajo në deklaratën e saj.

Pas vizitës në Kosovë, Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried do të qëndrojë për vizitë në Beograd këtë të martë.

Ajo bashkë me zëvendësndihmës sekretarin, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të priten nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.