Ndërsa sot në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve, edhe Ambasada Amerikane në Kosovë ka përkujtuar të gjithë të zhdukurit duke thënë se ata nuk do harrohen kurrë.
Ambasada amerikane kërkoi nga të gjithë qytetarët që në orën 20:00 të fikin dritat për 2 minuta, si shenjë përkujtimi për gjithë të zhdukurit në Kosovë.
“Të zhdukurit mund të mos jenë me ne, por ata ose ato nuk do të harrohen. Në kujtim të më shumë se 1.600 qytetarëve të humbur të Kosovës, OJQ-të po organizojnë “Momentin e Errësirës” këtë mbrëmje”.
“Për ta treguar solidaritetin, fikni dritat tuaja për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes”.







