Ambasada amerikane në Tiranë, iu bën thirrje protestuesve dhe policisë

Një orë përpara se të fillojë protesta e thirrur nga opozita përballë Parlamentit të Shqipërisë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që do të shkojnë në tubim si dhe policisë së shtetit.

Përmes një njoftimi të shkurtër të shpërndarë në rrjetin social, Ambasada shkruan se SHBA-të nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre, por nga ana tjetër i drejton dhe një thirrje qeverisë që të tregohen të përmbajtur.

POSTIMI I AMBASADES SE SHBA-VE

Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.