Ambasada Amerikane në Prishtinë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen: Do të sjellim mbi 700 mijë doza të vaksinave

Ambasada Amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga kjo Ambasadë përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se Amerika ka bërë donacionin më të madh me vaksina për Kosovën, krahasuar me shtetet tjera.

Po ashtu, nga kjo Ambasadë kanë thënë se deri në fund përmes mekanizmit COVAX do të furnizohemi me mbi 700 mijë vaksina.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinave në Kosovë nga çdo vend apo organizatë. Kur të përfundojë, donacioni amerikan do të sjellë në mbi 700,000 numrin e dozave të dorëzuara përmes mekanizmit COVAX … Më shumë vaksina janë në rrugë. Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen. Pra ju lutemi – vaksinoheni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja. Së bashku, ne mund të mposhtim COVID -19”, thuhet nga Ambasada e Amerikës.