Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka hapur aplikimin për punësim në pozitën ‘Asistent politik’.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, janë paraqitur edhe detajet rreth punësimit në këtë pozitë.
“Misioni i SHBA’së në Prishtinë dëshiron të punësojë. Jemi duke kërkuar për një aplikant të kualifikuar në pozitën asistent politik”, shkruan në njoftimin e Ambasadës.
Orari i punës për këtë pozicion është me kohë të plotë (40 orë në javë) dhe kandidati duhet të jetë në gjendje të fillojë punën brenda një kohe të arsyeshme të marrjes së autorizimit të agjencisë.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përtes aplikacionit ERA deri më datë 7 maj 2020, dhe se ato me e-mail ose me fletë nuk pranohen.
Ambasada thekson se paga vjetore për këtë punë është 24.497 euro.
Për detaje më të shumta dhe për të aplikuar në këtë pozicion, duhet të klikoni në KËTË link, Electronic Recruitment Application (ERA).







