Alpinistët nga Kosova arrijnë nesër në vendlindje – Mrika Nikqi e lumtur për ngjitjen në majën më të lartë në Antarktik dhe falënderuese për gjithë mbështetësit

Alpinistja 17-vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi ka shprehur lumturinë për arritjen e saj të madhe në Vinson Massif 4.892 lmb, majën më të lartë të kontinentit të Antarktikut dhe falënderimin për gjithë ata që e mbështetën në këtë arritje.

Mrika së bashku me babanë e saj Arianitin kanë qenë për 21 ditë pjesë e kontinentit të akullt në temperatura -40 C, ku 11 ditë kanë qenë të bllokuar.