“Alo nënë, fitova, qetësohu tani” – tenistja i telefonon nënës pas titullit të Australian Open

Sofia Kenin derdhi ca lot dhe iu desh të gjente një mënyrë t’i mbante emocionet nën kontroll gjatë finales epike kundër Garbine Muguruza, por menjëherë pasi ngriti titullin e parë të saj Grand Slam, amerikanes iu desh me shpejtësi ta qetësonte edhe dikë tjetër – nënën e saj.

Kenin u rikthye në lojë nga një set i humbur kundër Muguruzas për të fituar titullin e saj të parë të madh në Australian Open me rezultat 4-6 6-2 6-2 të shtunën, raporton Reuters.

21-vjeçes gati sa nuk i dolën lotët në setin e tretë e madje e hodhi edhe reketin e saj si shenjë frustrimi ndaj disa prej gjuajtjeve të saja.

“Ndjeva se në setin e tretë, ndjeja se po i afrohesha titullit, diçka që e doja me të vërtetë”, tha ajo pasi festoi titullin e tij me një gotë shampanjë, transmeton Koha.net.

“E dija se më duhej të qetësohesha, të provoja të qetësohesha”.

Më në fund, ajo e gjeti mënyrën për ta bërë këtë, teksa kampionja e dyfishtë e Grand Slamit, Muguruza, mori hovin në fazat e fundit.

Por Kenini kishte sërish një brengë tjetër: nënën e saj, e cila nervozohet aq shumë sa që nuk e shikon të bijën e saj teksa luan.

“E telefonova menjëherë pas ndeshjes për t’i thënë se gjithçka është në rregull, se fitova, dhe se tani edhe ajo mund të qetësohet”, tha ajo, para se të plaste në të qeshura.

“Ka qenë shumë e stresuar në shtëpi, shumë paragjykuese. Tashmë është shumë e lumtur. I thash se s’mund të flisja me të për orë të tëra, por së paku ta dish se fitova. Po vijë në shtëpi, dhe kështu mund të më japësh përqafimin më të madh të jetës”.

“Nëna ime s’mund t’më shikojë. E shoh se ende është e nervozuar. S’e pëlqen t’më shikojë. Për mua është ok”.

Kenin do të bëhet renditet në pozitën e gjashtë në botë kur të publikohen listat e reja të WTA-së të hënën, dhe kështu do të dalë para idhullit të saj Serena Williams si top-lojtarja amerikane.