Almeda tregon se kaloi nëpër vështirësi gjatë procesit të lindjes së djalit

Almeda Abazi është një ndër modelet më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ajo vite më parë është martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili te publiku shqiptar njihet si Çënari.

Zeshkania muaj më parë është bërë nënë për herë të parë duke sjell në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Bukuroshja ka dhënë një intervistë për Magazin D, ku ka treguar për vështirësitë që ka përjetuar gjatë sjelljes në jetë të vogëlushit.

“Nëna më këshilloi të bëjë lindje natyrale pasi që kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që djalin e solla pa marrë injeksione. Por, krejt procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë”, pohoi modelja.

Ndryshe, këngëtarja ka zbuluar se brenda vitit do të vjen me një videi projekt muzikor gjersa vitin e ardhshëm pret të mban disa koncerte.

loading…