Alma Lama ende flet si Ambasadore e Kosovës në Itali, edhe pse u shkarkua më 23 nëntor (FOTO)

Me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, RAI do të ritransmetojë serialin televiziv ODISEA, ku protagonist është aktori me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu.

Seriali do të shfaqet nga datat 22 – 29 dhjetor 2018, ne kanalin RAI Storia, ne ora 19.00, kurse repriza e serialit do të shfaqet te nesërmen në ora 12.00.

Ndërsa me datë 28 dhjetor 2018, ky televizion ka ftuar në studio ambasadoren e Kosovës në Itali, Alma Lama për të folur rreth figurës së aktorit me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu. Kjo iniciativë u ndërmor në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike për promovimin e Kosovës dhe me rastin e 50 vjetorit të transmetimit të serialit ODISEA.

Kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga vet zonja Lama, sipas të cilit ajo ende vazhdon të jetë ambasadore në Itali.

Megjithatë, Ballkani.info ka rapotuar më 26 nëntor se Alma Lama është shkarkuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Në dekretin e siguruara nga portali unë, thuhet se dekreti për tërheqjen e Alma Lamës nga Misioni Diplomatik në Itali hyn në fuqi datën e nënshkrimit.

E data e nënshkrimit ishte më 23 nëntor 2018. /Ballkani.info/