Allegri, zgjedhja e parë e Manchester United

Massimiliano Allegri është bërë zgjedhja e parë e Manchester Unitedit për ta zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit, nëse shkarkohet norvegjezi.

Mediat italiane raportojnë se ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit do të emërohet trajner i “Djajve të kuq”, sapo të shkarkohet Solskjaer.

Allegri është duke mësuar anglisht, derisa po përgatitet për kalimin te gjiganti i Premierligës, sipas Gazzetta dello Sport.

Trajneri italian është i papunë që prej se u largua nga Juventusi në verë.

Ndërkohë, Solskjaer është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobët në këtë fillim sezon.

Unitedi i ka vetëm dy fitore, tri humbje dhe tri barazime në tetë javët e gara në sezonin e ri në ligë.