Allegri komenton situatën e Icardit te Interi

Juventusi ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Frosinones në ndeshjen e së premtes falë golave të Dybala, Bonucci dhe Ronaldo.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri theksoi për gazetarët: “Përveç barazimit me Parman, ekipi është në rritje dhe jemi më mirë se në javët e para.

“Chiellini? E aktivizova pasi nuk mund të luante Rugani, gjithashtu besoj se kur një lojtar është gati, pse të mos e aktivizoj menjëherë.

“Tani le të fokusohemi tek Atletico, një ndeshje ku duhet të shënojmë gol. Dybala po luan më i tërhequr pasi aty na ndihmon shumë.

“Kemi nevojë për një lojtar që të lidhë sulmin me mesfushën, fatkeqësisht ai pozicion nuk i lejon të shënojë shumë gola.

Kam dyshime për ndeshjen e së mërkurës, të shohim se kush do të luajë. Paulo është në formë të shkëlqyer, gjithashtu është rikthyer Douglas Costa.

“Do të jetë një ndeshje e rëndë fizikisht. Icardi? Nuk di asgjë për merkaton. Është një sulmues që shënon, është i ri dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë.”