Alketa Vejsiu zbulon para ndjekësve shokun e sajë të ngushtë, burimin e saj të lumturisë

Nëse i hidhni një sy Instagramit të Alketa Vejsiut do të vini re se peshën kryesore të postimeve të saj e zënë momentet nga programet e ndryshme gjatë viteve, foto dhe video nga udhëtimet e shumta, receta gatimi, dedikime personave më të dashur etj, e natyrshëm na lindi pyetja “Po familja e saj pse mungon?”.

Kjo ka qenë një zgjedhje e Alketës, madje mund të themi me plot gojë që ia ka dalë mbanë të mbajë sa më larg vëmendjes së publikut jetën private. Vejsiu është nënë e dy fëmijëve, një vajze të quajtur, Nicol, dhe një djali, Lionel, për të cilët është shprehur se janë suksesi i saj më i madh.

Së fundmi ajo ka thyer rregullin dhe ka publikuar një foto me të birin, fytyrën e të cili ka vendosur të mos e ekspozojë, por e ka mbuluar një emoji që lexon “Të dua”. Foton ku Lionel puth mami Alketën, e ka shoqëruar me fjalët më të bukura dedikur djalit të saj.

“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, njeriu më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani” shkruan ajo.