Aliu thotë se në këto zgjedhje do ta shohim a ka mbledhur populli mend, Zogaj e akuzon për deklaratë fashiste

Analisti Petrit Zogaj i ka reaguar opinionistes Luljeta Aliu, e cila në T7, tha se a kanë mbledhur mend qytetarët e Kosovës, tash pas 20 vjetësh.

“Në fund do ta shohim nëse qytetartë tanë kanë mbledhë mend. 20 vjet mashtrime rrema, une nuk e di edhe sa duhet me prite edhe sa duhet me ndodh deri sa na ta shohim qe kemi qene ne dore te njerezve qe kane punu per interesa te veta”, ka thënë ajo.

Zogaj tha se deklarata e tillë ka bazë të fshehur fazhizmi.

“Sapo u tha ne nje studio ne Prishtine kjo fraze “…pas 20 vjete, duhet me pa nese qyetaret (e Kosoves demek) a kane mbledhe mend…” vetem si pyetje deshta me shtru, nese kjo dileme e personit ne fjale eshte ofendimi, s’po themi me shume, por ofendimi kolektiv, i cili ka nje base te mshefte fashizmi?”, shkruan Zogaj.

Tutje, ai tha se kur personi në fjalë mendon se qytetarët janë të pamend apo budallenj kolektiv.

“Sepse, kur e themi kete, mendojme, pra personi ne fjale mendon qe qytetaret, ne tersi jane te pamend, apo budalle kolektiv apo edhe cfaredo forme qe i totalizon nje popullesi te tere”, shkruan Zogaj.

Ai gjithashtu tha se do dëshironte të dinte se si opinionista ka bërë një konstatim të tillë për qytetarët e Kosovës.

“Vec deshta me dite se cfare matjesh mendore ka bere personi ne fjale qe me e be nje konstatim te tille per te “qytetaret e Kosoves?”, shtoi Zogaj.