Faton Alili

Aliti: VMRO ka bërë thirrje për mobilizim kundër UÇK-izimit

Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Faton Alili, ka folur rreth procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ku sot atje po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Alili tha në Info Magazine në Klan Kosova se kryetar partish nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së kanë bërë thirrje për mobilizim të votuesve, kundër UÇK-izimit të shtetit.

“Nga informata të pakonfirmuara. Këtë do të na konfirmojë rezultati pastaj kur ta shohim. Thonë se megjithatë ka ndonjë marrëveshje të publikuar që opozita t’i bindë votuesit që ta marrin fletën e votimit, ta bëjë fletën e pavlefshme ose ta votojë Pendarovskin. Sepse në komunat të banuara me shumicë të pastër shqiptare nëse do të gjejmë p.sh nga 1000 vota do të gjejmë 200 apo 300 vota për Gordana Siljanovskan, do të ishte bukur mirë e qartë nga kanë ardhur ato vota. Kjo besoj se është rezultat i takimit që Taravari e pati me Mickovskin për ta arritur censusin”, tha ai.

Në garë për postin e presidentit, në rundin e dytë të zgjedhjeve atje janë Stevo Pendarovski, i cili është president aktual dhe kandidatja nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, është arritur norma prej 40 për qind e daljes së votuesve në zgjedhjet presidenciale.

Deri në orën 17:00, kanë votuar 42.32 për qind e qytetarëve.