Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson ka paralajmëruar se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë në rrugën e duhur për të, teksa ka thënë se synon të arrijë formën perfekte.
Alisson kaloi te “The Reds” verën e kaluar për shumën e 72.5 milionë euro nga Roma, ndërsa 25 vjecari mendon se shuma e transferimit e ka rritur presionin ndaj tij.
“Secili fillim duhet të merret ngadalë. Në rastin tim pritjet janë shumë të larta shkaku i shumës së transferimit. Presioni është i madh dhe njerëzit duan gjithmonë të jeni perfekt. është e vështirë ta arrish atë nivel por unë punoj cdo ditë në atë drejtim. Unë i bëj gjërat në mënyrën e duhur dhe të gabuar por mendoj se kështu mund të rritem si profesionist”, tha Alisson.
Gardiani i kombëtares së Brazilit tutje shtoi se nuk ka pasur probleme me adaptimin në një qytet tjetër dhe gjuhë tjetër derisa është i lumtur te Liverpooli.







