Mbrojtësi shqiptar

Aliji transferohet te klubi nga Rumania

Naser Aliji do të jetë lojtari më i ri i Dinamos së Bukureshtit.

Në këtë mënyrë, përfundon edhe periudha e gjatë e pritjes për mbrojtësin kuqezi, që do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rumun.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i klubit, Mircea Redniq, që njoftoi se Aliji mund të cilësohet përfundimisht një lojtar i Dinamos së Bukureshtit.

Për mbrojtësin 24-vjeçar, do të nisë një aventurë e re, me një prej klubeve më të suksesshme në historinë e futbollit në Rumani, ku ka fituar 18 tituj kampionë dhe 13 Kupa.

Pas aktivizimit me Virtus Entellan gjatë sezonit të kaluar, Aliji ishte pa skuadër prej qershorit të kaluar, pasi vendosi të qëndronte pranë familjes, në muajt e fundit të jetës së babait të tij.

Tani ai është gati për të luajtur dhe në një të ardhme të afërt mund ta shohim përsëri duke bartur fanellën e Shqipërisë.