Alibeaj tregon çfarë bisedoi me ambasadoren Kim: Do ketë edhe takime të tjera

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se kishin folur lidhur me reformat e iniciuara nga PD përfshirë edhe atë territoriale.

“Objekt i takimit ishin të gjitha ato reforma që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj, trnsmeton EuronewsAlbania.

Deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës të Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final për reformën territoriale. Ky draft propozon ndarjen e vendit në 94 bashki dhe në 3 ose 6 rajone.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, e cila ka dorëzuar këtë draft në emër të demokratëve, ka kërkuar nga deputetët e PS dhe ata të PD që të miratojnë këtë projektligj, që sipas saj është në shërbim të interesit të qytetarëve.