Ali Berisha: Kosova po mbetet edhe pa taksë edhe pa reciprocitet, Qeveria po dorëzohet para Serbisë

Kundërshtimin e heqjes së taksës nga Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar fuqishëm deputeti i AAK-së, Ali Berisha, i cili ka thënë se ky veprim është dorëzim para kërkesave të Serbisë.

Berisha ka thënë se Kurti nuk po e vendos as reciprocitetin si zëvendësim, gjë të cilën e kishte paralajmëruar.

“Kryeministri i ri z.Albin Kurti ka paralajmëruar se shpejtë do ta heqë taksën 100%. Deklarimet e mëparshme se do të këtë reciprocitet para heqjes së takses doli që ishte një mashtrim i madh dhe deklarim kamuflues për heqjen e tarifes. Copëzimi i vendimit për heqjen e takses është mashtrim në vete dhe kjo ka vetëm një të vërtetë, dorëzim para kërkesave të Serbisë”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se ndërlidhja e heqjes së taksës me liberalizimin e vizave është mashtrim i madh.

“Të nderuar Deputetë, Kosova duhet ta mbaj taksën për ta shfytëzuar si një mjet efektiv ndaj Serbisë deri në njohje, njejtë sikurse bëjnë dhe do të bënin të gjitha Shtetet po të ishin në rastin tone”, ka thënë ai.