Ali Ahmeti kujton Abejën

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Kosovës, Ali Ahmeti, ka përkujtuar heroin e tre luftërave, asaj në Kosovë, Kroaci e Bosnje, Bekim Berishën. Ai ka përkujtuar se nga shqiptarët ai njihej me nofkën Abeja ndërsa nga kroatët me nofkën Shoku.

“I dekoruari nga tre President, luftëtari i luftërave në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, Bekim Berisha – Abeja, a po siç e njihnin kroatët Shoku, sot mbush plot 21 vjet nga përfitimi i përjetësisë” shkroi Ahmeti.

Ndër tjera, ai tha se Berisha ka qenë luftëtar i pashoq, patriot e i mençur që qe shëmbëlltyrë për UÇK’në bashkë me luftëtarët, Bedri Shalën, Elton Zherkën e Përmet Vulën.

“Luftëtar i pashoq, udhëheqës i denjë, patriot i pashembulltë, trim i mençur, shëmbëlltyrë e UÇKsë. Luftoi gjithandej, por jetën ia fali heroikisht tokës së vet, Kosovës, bashkë me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën. Lavdi Abejës, Bedriut dhe të gjithë dëshmorëve të luftës për liri.” shtoi Ahmeti.

loading…