Alexis Sanchez refuzon huazimin te Roma

Alexis Sanchez raportohet se ka refuzuar një transferim në formë huazimi te Roma, edhe pasi Manchester United pranoi të paguante gjysmën e rrogës së tij.

Sipas gazetarit të Tuttomercatoweb, Tancredi Palmeri, Giallorossët kishin hartuar kushtet e marrëveshjes.

Marrëveshja do të ishte vetëm në formë huazimi,(pa mundësi për të blerë, me romakët që paguanin vetëm gjysmën e pagës së tij prej 9.5 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, anësori kilian e hodhi poshtë transferimin, pasi e dëshiron qëndrimin në Old Trafford edhe për sezonin 2019/20.

Lojtari 30-vjeçar u ble nga Arsenali në janar të vitit 2018 për 34 milionë euro, por praktikisht nuk bëri përshtypje në Old Trafford.

Përpjekjet për të shitur Sanchezin deri më tani kanë dështuar dhe raportohet se United akoma mund ta dërgojë atë jashtë vendit si, Itali, Spanjë apo Francë.

Sezonin e kaluar, reprezentuesi i Kilit kontribuoi me vetëm dy gola dhe katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.