Alexey Navalny

Alexey Navalny është zhdukur nga burgu rus, thotë ekipi i tij

Avokatët e Alexey Navalny thanë të hënën se kanë humbur kontaktet me liderin e opozitës ruse, i cili besohet të jetë i burgosur rreth 150 milje në lindje të Moskës dhe se ku ndodhet tani ai, nuk dihet.

Navalny u dënua me 19 vjet burg në gusht, pasi u shpall fajtor “për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktiviteteve ekstremiste dhe shumë krime të tjera”.

Ai po vuante tashmë dënimet me 11 vjet e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera që ai mohon.

Dhe mbështetësit e Navalny pretendojnë se arrestimi dhe burgosja e tij janë një përpjekje e motivuar politikisht për të mbytur kritikat e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Avokatët thuhet se kanë bërë disa përpjekje për të hyrë në dy vende ku besohej se ishte Navalny, i cili ka vuajtur probleme serioze shëndetësore, tha të hënën zëdhënësja Kira Yarmysh.

Ata u informuan se 47-vjeçari nuk ndodhej as në dy zona të ndara, IK-6 dhe as IK-7, shtoi Yarmysh.

“Të premten dhe gjatë gjithë ditës së sotme, as IK-6 dhe as IK-7 nuk iu përgjigjën atyre”, ka shkruar Yarmysh, duke shtuar se Navalny ishte zhdukur për gjashtë ditë.

Navalny u burgos për herë të fundit në IK-6 në lindje të Moskës.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për raportet për zhdukjen e Navalny.

“Ai duhet të lirohet menjëherë. Ai kurrë nuk duhet të ishte burgosur në radhë të parë dhe ne do të punojmë me ambasadën tonë në Moskë për të parë se sa më shumë mund të zbulojmë”, u tha gazetarëve në bordin e Air Force One, John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Navalny duhej të paraqitej në gjykatë përmes një lidhjeje video të hënën, tha Yarmysh.

Autoritetet e burgut i thanë ekipit të Navalny se ai nuk ishte në gjendje të paraqitej në seancë për shkak të një problemi me energjinë elektrike në burg.

Zhdukja e Navalny-t vjen vetëm disa ditë pasi Putin njoftoi se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e Rusisë në mars 2024, në një lëvizje që mund ta bëjë atë të mbajë pushtetin të paktën deri në vitin 2030.