Një guvernator i rajonit Penza të Rusisë dhe një zyrtar kryesor farmaceutik janë arrestuar për shkak të një ryshfeti në shkallë të gjerë, bën të ditur mediat ruse këtë të hënë. Guverantori, Ivan Belozertsev, favorizoi një kompani farmaceutike “Biotek”, duke lobuar për të që si dëmshpërblim kishte marrë 31 milionë rubla ruse, ose 450 mijë dollarë.

Hetuesit thanë se Belozertsev pranoi para dhe sende të vlefshme me vlerë mbi 31 milion rubla (450,245 dollarë) nga drejtori i “Biotek”, Anton Koloskov nga janari në shtator të vitit 2020. Në këmbim, Biotek, një nga furnizuesit më të mëdhenj të Rusisë, thuhet se mori preferencë të veçantë për kontratat qeveritare në lidhje me furnizimin e ilaçeve në mjediset e kujdesit shëndetësor të rajonit të Penzës.

Belozertsevit iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata e rajonit të Penzas.

Nëse guvernatori rus shpallet fajtor, ai përballet me skualifikim nga mbajtja e detyrës publike deri në tre vjet, një gjobë 100 herë më shumë se shuma e ryshfetit dhe deri në 15 vjet burg. Belozertsev, një aleat besnik i presidentit rus, Vladimir Putin, nga partia pro-Kremlin, “Rusia e Bashkuar”, u rizgjodh për një mandat të dytë vitin e kaluar dhe kishte marrë fjalë mbështetje nga vetë Putini para garës së guvernatorit. Ryshfeti dhe korrupsioni janë shumë të përhapura në Rusi, sidomos nga miqtë e Putinit.

Presidenti autoritar, Vladimir Putin, siç raportojnë mediat e pavarura ruse, i shpërblen miqtë e tij me aksione nëpër ndërmarrje shtetrore dhe me tender publik, duke i pasuruar për një kohë të shkurtër.