Afrim Bunjaku

Aleanca e Partive Liberale të Evropës ku bën pjesë edhe PDK del me deklaratë për sulmin e terrorist në Banjskë

Aleanca e Partive Liberale të Evropës, ku është anëtare edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë një deklaratë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Byroja e ALDE (Alliance of Liberals and Democrats for Europe), në një komunikatë për media shpreh shqetësimin e saj dhe u bën thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të  përgjegjësve për sulmin e një grupi të madh paramilitarësh serbë më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda kundër patrullave të policisë së Kosovës në të cilat u vra një polic.

“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE” thekson ALDE

 Aleanca e Partive Liberale të Evropës beson fuqimisht se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë.

“ Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve.