19 vjeçari

Aldis Syla, i riu nga Mitrovica, që po korr suksese të mëdha në menaxhimin e rrjeteve sociale

Aldis Syla 19 vjeçari nga Mitrovica, është njohës i jashtëzakonshëm i rrjeteve sociale dhe ka përvojë të shkëlqyeshme në këtë fushë.

Aldisi, që menaxhon edhe artistë nga estrada, thotë se punën me rrjete sociale nuk e ndali për as një moment. Sipas tij, kjo punë është me shumë përgjithësi dhe se primare e ka fokusin në Instagrami. Mirëpo, Aldisi nuk i lë anash as rrjetet tjera sociale si Tik Tok-un, Facebook-un dhe të tjera.

Ai thotë që njerëzit fitojnë shumë nga rrjetet sociale, sidomos nga Tik Tok-u. Djaloshi nga Mitrovica shton se një person është paguar me mijëra euro brenda natës nga Tik Tok-u, mirëpo nuk duhet harruar se mund të ketë edhe humbje. Kjo ndodh, sipas tij, nga mos aktiviteti dhe mirëmbajtja jo e mirë e një rrjeti social. /Ballkani.info/