Albulena Haxhiu shpërblen prokuroren që arrestoi Haki Rugovën, pritet ngritja e aktakuzës

Prokurorja që e arrestoi Haki Rugovën është shpërblyer nga ministrja Albulena Haxhiu me postin e anëtares së provimit të jurispodencës.

RTK ka informata të konfirmuara se Valbona Disha Haxhosaj është shpërblyer me këtë post për shkak të siç e quan Albulena Haxhiu, veprimit të guximshëm lidhur me arrestimin e Haki Rugovës. Edhe pse kjo prokurore ka pasur procedurë disiplinore dhe ndëshkim për shkelje të kodit të etikës, e njëjta u shpërblye nga Albulena Haxhiu vetëm pse persekutoi Haki Rugovën.

Sipas burimeve në kabinetin e ministres, pas kërkesës së Albulena Haxhiut që prokurorja të mos ndalet me veprimet e saja ndaj Haki Rugovës, Valbona Disha i ka premtuar Albulena Haxhiut se ndaj Haki Rugovës do të ngrit aktakuzë shumë shpejt.