Albulena Haxhiu shfuqizon vendimin e ish-ministres Hoxha, për 500 euro shtesë ndaj Inspektoriatit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shfuqizuar dje vendimin e ish ministers së Drejtësisë, Dhurata Hoxha lidhur me me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së.

Haxhiu ka thënë se nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro.

 

 

Njoftimi:

Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së.

Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro.

Këtë vendim të paligjshëm do ta dërgojmë edhe në prokurori.