albulena haxhiu
Albulena Haxhiu përkujdeset për stafin e saj, 700 euro i kushtoi veç transporti për në Durrës
Ditë më parë, 30 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë shkuar në Durrës. Arsyeja e shkuarjes në këtë vend bregdetar nuk dihet. Veç për transport i shpenzuan afro 700 euro.
Para disa ditësh, drejt Shqipërisë një udhëtim e kanë bërë disa punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohet nga Albulena Haxhiu.
Nuk është dhënë arsye për këtë udhëtim, porse në tenderin e shpallur nga ky institucion tregohet se 30 zyrtarë kanë shkuar deri në Durrës.
Siç shkruan Demokracia, veç për transport janë paguar afro 700 euro.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2024/06/1.png)
“Shërbime të transportit për stafin e IML-së. Data e nënshkrimit të kontratës: 12.06.2024. Numri i tenderëve te pranuar: 3. Emri zyrtar: N.T.SH. “LUMI-REISEN”. Vlera e përgjithshme e kontratës, 696.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.
Siç shihet edhe në këtë njo
ftim, askund nuk përmendet udhëtimi për në Durrës.
Por, ky fakt vërehet vetëm kur hapet dosja e tenderit, ku edhe tregohet se bëhet fjalë për udhëtim në Shqipëri.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2024/06/2.png)
“Transporti i zyrtarëve, Prishtinë-Durrës dhe anasjelltas. Pjesëtarë 30-të. Çmimi për njësi-€ (duke përfshirë të gjitha taksat etj).
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-28-182944-1024x663-1.png)