Albulena Haxhiu pas vendimit të Kushtetueses: Unë dhe Albin Kurti mund të kandidojmë në zgjedhje, s’kemi asnjë pengesë juridike!

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, e ftuar në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht rreth zhvillimeve politike që po ndodhin.

Haxhiu ka sqaruar më gjerësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka thënë se ajo personalisht dhe Albin Kurti do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi nuk kanë asnjë pengesë.

“Gjykata Kushtetuese në këtë vendim në pikën 7 të tij në pikën 11 dhe 17 të tij por edhe në pika të tjera përmend dënimin me burgim dhe dënimi me burgim është dënim kryesor ndërsa dënimi me kusht nuk ka efekt juridik, rrjedhimisht nuk ka pasoja juridike dhe është dënim alternativ. Rrjedhimisht zoti Kurti dhe as unë nuk kemi asnjë pengesë juridike, kushtetuese, për të kandiduar në zgjedhje” deklaroi Haxhiu