Albulena Haxhiu nuk e kupton pse Shpend Maxhuni është dekoruar nga kryeministri në largim

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar dekorimin e ish-shefit të AKI’së, Shpend Maxhuni, me medaljen e Skënderbeut nga ana e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dorëheqja e Maxhunit nga posti i shefit të AKI’së është cilësuar që ka ardhur si pasojë e fitores në zgjedhje të VV’së.

Ish-shefi i AKI’së, që ka qenë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është konsideruar si një prej njerëzve të presidentit Hashim Thaçit dhe i tërë regjimi i tij në këto poste ka kaluar me skandale.

“Medalja e Skënderbeut?? Pas dorëheqjes, nga kryeministri që është edhe i dorëhequr edhe i humbi zgjedhjet??!!”, ka shkruar Haxhiu në faqen e saj në Facebok për këtë vendim të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

loading…