Albulena Haxhiu: Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së

Kosova përkujton sot nisjen e betejës së serbëve ndaj familjes Jashari, betejë e cila i mori jetën familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rënia e lavdishme e familjes Jashari, me komandantin legjendar, Adem Jasharin, hapi shtigjet drejt lirisë.

Ajo thotë më tej se lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Postimi i saj:

Rënia e lavdishme e familjes Jashari, me komandantin legjendar, Adem Jasharin, hapi shtigjet drejt lirisë.

Më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, jehonë e cila përveç që ngriti në këmbë një komb të tërë, tronditi botën e qytetëruar, për të kthyer vëmendjen e merituar të miqve ndërkombëtarë dhe popujve liridashës.

Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Lavdi të rënëve të familjes Jashari!

Lavdi dëshmorëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës!