Deputetja

Albulena Haxhiu i quan hajgare deklaratat e Ahmetit se PSD-ja është në opozitë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i ka quajtur hajgare deklarimet e kreut të PSD-së, Shpend Ahmeti.

Haxhiu ka pyetur si mund të thotë Ahmeti se janë në opozitë, kur po mendon koalicion parazgjedhor me tri parti në pushtet.

“Si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me plot tri parti që janë në qeveri përfshirë këtu partinë e kryeministrit?! Deklaratat e Shpend Ahmetit janë hajgare. Ja çka paska deklaruar dje: ‘Nuk e mshefim që kemi pasur një komunikim më të mirë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe me Nismën edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR). Me Alternativën jemi në diskutime të vazhdueshme, unë mendoj që këto opsione janë në tavolinë. Pra, një lloj bashkëpunimi me këto subjekte po e them ose parazgjedhor ose pas zgjedhor, varësisht prej interesave të subjektit tonë”, shkruan Haxhiu.

12 ish-deputetë të Vetëvendosjes këtë vit kanë braktisur partinë e Albin Kurtit për t’u bashkuar në PSD.