Albulena Haxhiu: Beteja e Koshares shënon thyerjen e një padrejtësie shekullore

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar Betejën e Koshares duke thënë se kjo betejë ishte edhe thyerje e kufirit shqiptaro-shqiptar si dhe thyerje e një padrejtësie shekullore.

“Përveç betejës së fuqishme dhe triumfuese beteja e Koshares njihet edhe për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, mes Kosovës dhe Shqipërisë, çka praktikisht luftën e UÇK-së e vendosi në një nivel tjetër. Beteja e Koshares shënon thyerjen e një padrejtësie shekullore ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar Haxhiu.

Sot është përkujtuar rënia e dëshmorëve në një nga betejat më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Koshare, ku në krye të brigadës 138 ishte komandanti Agim Ramadani, i cili ra heroikisht me 100 ushtarë.