“Albinit t’vogël” i duket vetja i madh, veç ai s’ngrihet për ta respektuar ambasadorin francez

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili njihet ndryshe edhe si “Albini i vogël”, duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje takimi me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ambasadori Guerot u prit në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, pjesë e të cilit është edhe Gjyshinca.

Nga pamjet e publikuara nga “Ekonomia Online”, shihet se si Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.

Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke.