Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë një klip rreth 1 minutësh të përgatitur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit duke shkruar – Gëzuar 16 – vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë.

Por, në këtë video nuk ka asnjë pjesë të momentit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte lexuar nga Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. Me siguri se kjo është edhe arsyeja që në videon e qeverisë nuk ka gjetur vend ndonjë pjesë e kësaj ngjarje historike. Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet tjera që çuan në pavarësimin e Kosovës.

Aty shfaqet dhuna serbe dhe episoda tjerë të zhvillimeve të atëhershme, ndërsa protestës së studentëve ku Kurti ka qenë protagonist i jepet më shumë hapësirë. Pastaj shfaqet lufta e UÇK’së, bombardimi i NATO’s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova, por jo edhe imazhet e Ibrahim Rugovës.

 Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave.

@ballkani.info Albin Kurti nuk i përfshiu në videon e 16 vjetorit të pavarësisë Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin! #17shkurti #albinkurti #hashimthaqi #ademdemaçi #ibrahimrugova #kosova #uçk #ademjashari ♬ original sound – Ballkani.info