Albin Kurti nuk ia kthen me të njëjtën monedhë Brnabiqit, poston foto bashkë me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte pjesë e samitit të BERZH-it sot në Londër.

Ai  u pa në çdo pjesë të hapsirës pranë kryeministres serbe, teksa u bën virale edhe tre fotografi të tyre, shkruan Ballkani.info

Por Brnabiq nuk është se e mbajti fort me hatër Kurtin, pasi e preu nga fotografia që postoi në rrjetet sociale të saj.

E me të njetën monedhë nuk iu kundërpërgjigj Kurti, pasi ai postoi një shkrim rreth takimit ku shihej edhe Brnabiq, fare pranë kryeministrit tonë./Ballkani.info/